Vazhdon të shkel ligjin dhe të bëjë punë “shkel e shko”.
Kryetari i Komunës z.Muharremaj po vazhdon të shkel ligjin ,duke anashkaluar vendimet e Asamblesë.
Rasti më i freskët është ndërtimi i rrugës “Remzi Ademaj” në Samadrexhë, rrugë kjo e cila nuk është në listën e investimeve kapitale për vitin 2020, të miratuar nga Asambleja Komunale. Pos kësaj shqetësues është edhe fakti se punët janë bërë me kualitet të dobët, për çka dëshmojnë fotot.
Këto shqetësime grupi i asambleistëtve të LDK-së, pandërprerë i ka ngritur në mbledhjet e Asamblesë Komunale. Por fatkeqësisht ky Kryetar nuk di ndryshe!
Detyrë dhe përgjegjësi e pushtetit është të bëjë punë të mira për qytetarë, e jo “shkel e shko”.