Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ndaj Adem Grabovcit, Ilhami Gashit dhe Sedat Gashi për shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës, apo i njohur në publik edhe si rasti “Pronto”.
“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të akuzuarve A.G., I.G. dhe S.G., për shkak të veprave penale shkelja e statusit të barabartë të shtetaseve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të dënuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës publike, më 29 shtator 2020, me aktgjykimin PA.II.nr.3/2020, refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, A.G., I.G. dhe S.G., ndërsa e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.
Gjykata e Apeli pati vendosur që Adem Grabovci të dënohet me dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim. Dënim ky i cili nuk do të ekzekutohet në rast se i akuzuar nuk kryen vepër tjetër penale në kohëzgjatje prej dy vitesh si dhe me dënim plotësues : heqja e të drejtës për t’u zgjedhur në kohëzgjatje prej 2 vitesh dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve në Administratë Publike apo Shërbim Publik për 2 vjet.
Ilhami Gashit i ishte shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në rast se i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale, ne kohëzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.Telegrafi
Ndërsa Sedat Gashi ishte dënuar me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër penale ne kohëzgjatje prej 1 viti. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.