
Mjeku i njohur Zenel Kabashi ka vdekur sot në moshën 79-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga institucioni shëndetësor ku ishte i angazhuar së fundmi, Qendra Diagnostike Terapeutike “EndoMed-B”.
“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se sot u nda nga kjo jeta bashkëpunëtori jonë Dr. Zenel Kabashi. U prehtë në paqe”, ka shkruar EndoMed-B në Facebook.
Kabashi ishte internist dhe gastroenterolog. Diplomoi në vitin 1968 në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Mjekësisë, kurse specializoi në Beograd.
Për dekada punoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.