Hajnat vjedhin kasafortën e IPKO-së në Suharekë

Një vjedhje ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në filialin e IPKO-së në Suharekë.

Rastin në stacionin policor e ka raportuar një dëshmitarë i cili kishte parë katër persona të maskuar duke tërhequr zvarrë një kasafortë.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se rreth orës 03:00 të së mërkurës në Policinë e Kosovës një dëshmitar ka raportuar se ka vërejtur 4 persona të maskuar duke e tërhequr zvarrë një sef metali të cilët dyshohet se e kanë vjedhur në filialin IPKO-së.

Të dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Audi karavan me targa vendore. Të njëjtat targa të raportuara të vjedhura në lagjen “Arbanë” në Prizren.