Muharremaj ka thënë se të reshurat në fshatin Nepërbisht ka dëme më të mëdha.

“Pardje në orët e natës ka rënë breshër në disa fshatra. Dje isha në terren, dhe kam folur me bujqit. 350 mijë euro janë dëmet. Në fshatin Nepërbisht ka më shumë dëme. Dje ka pas dëme më të vogla nga reshjet e shiut, mirëpo pardje ka bërë më shumë dëme”, ka thënë Muharremaj.

Ai tregoi se sot do ta vizitoj kryeministri në detyrë, Albin Kurti prej të cilit pret premtime për bujqësinë, përcjell Telegrafi.

Muharremaj po ashtu theksoi se ka kërkuar ndihmë edhe nga kryetarët e komunave përreth, pasi vetëm kjo komunë nuk mund ta përballonte dëmin e shkaktuar.

“Patëm një seancë të rregullt në Kuvend. Do të ulemi e do ta shqyrtojmë buxhetin… Sa i përket bujqësisë pres premtime konkrete nga kryeministri, pasi fondet më të mëdha merren nga ministria dhe kryeministria. Ky vit do të jetë sfidues për ne”, tha ndër të tjera kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. /RTVDukagjini/Telegrafi/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT