
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë z.Nexhat Ramadani ka vizituar kryetarin e komunës së Vushtrisë, z.Xhafer Tahirin këtë e ka bërë të ditur vetë Ramadani përmes llogaris së tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Gjatë angazhimeve ditore, sot pata kënaqësinë të vizitoj kreun e Komunës së Vushtrrisë, z.Xhafer Tahiri.
Me kryetarin Tahiri biseduam për rrjedhën e projektit në zonën ekonomike, projekt ky që po financohet nga MTI si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohet Komuna e Vushtrrisë në këtë kohë pandemie.
