
Lajmin për vdekjen e Diego Armando Maradonas e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Argjentinës.
Në një postim në Twitter Federata e Argjentinës ka shkruar se ai do të jetë i përjetshëm, transmeton KOHA.
“Lamtumirë Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”, ka shkruar Federata.
Maradona raportohet të ketë vdekur sot, në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi kardiak.