Një veturë është vjedhur mbrëme në rrugën Hajdin Berisha në Suharekë, kështu kishte raportuar pronari i veturës në polici. Policia e Kosovës gjatë kërkimit ka hasur në veturën e vjedhur.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës:
VJEDHJE E AUTOMJETIT
Rr. Hajdin Berisha, Suharekë 25.11.2020 – 21:04.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Policia gjatë kërkimit ka hasur në veturën e vjedhur e cila i është kthyer pronarit. I dyshuari mashkull është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.