Një ngjarje e rëndë trondit, Zvicrën në vitin 2018 ku një shqiptar nga Maqedonia e Veriut vrau gjyshen e tij dhe më pas i preu kokën me thikë.
Sipas mediave zviceriane, Fatmir T., është arrestuar në aeroportin e “Zurich”, pasi autoritetet i kanë gjetur në një çantë kokën e një gruaje të mbështjellë me peshqir mëndafshi brenda një qese plastike, që rezultoi të ishte gjyshja e tij, Miradije T., 74-vjeçe.
Krimi horror ndodhi , në banesën e familjes së tij në Frauenfeld të Zvicrës, ku pasi kishte mbytur gjyshen i riu kishte marrë një thikë për ti prerë më pas kokën.
Fatmir T. duhet të përgjigjet për vrasje të qëllimshme dhe vepra të tjera ndërsa ndodhet përpara gjykatës së rrethit në Frauenfeld, nga ana tjetër sipas raportit mjeko-psikiatrik, 21-vjeçari e ka kryer krimin e rëndë, pasi vuan nga një sëmundje.
Zyra e prokurorit publik të Thurgau në Zvicër kërkon që të urdhërohet një masë spitalore dhe i riu të dëbohet nga vendi për 15 vite.
Sipas mediave të huaja, nipi nuk kishte dyshime për atë që bëri, pasi u la, u parfumos dhe më pas la një letër përgjegjësie në kuzhinë. Me kokën e Miradije T. në bagazh, udhëtoi me tren për në aeroport përmes stacionit të trenit Frauenfeld.
Vlen të theksohet se Fatmir T. edhe para krimit, tregoi probleme të sjelljes. Ai sulmoi vëllanë e tij më të vogël dhe u paraqit në punë me një armë bosh.