Komandanti i policisë z.Afrim Sylaj ka shtuar se janë shqiptuar 233 tiketa trafiku dhe 346 tiketa anti-covid.
Ky është njftimi i plotë nga Komuna e Suharekës:
U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale
Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 9 aksidente trafiku, 1 sulm ndaj personit zyrtar, 3 raste dëmtim prone, 3 vjedhje, 1 rast ngacmim seksual, 1 rast shantazhi, 5 plane operative ku janë larguar 70 automjete nga hapësirat publike. Komandanti i policisë ka shtuar gjithashtu se janë shqiptuar 233 tiketa trafiku dhe 346 tiketa anti-covid. Ndërkaq, kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka veçuar aktivitetin e sapofilluar “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”. Ajo përmendi gjithashtu edhe rastet me Covid-19 ku janë gjithsejtë 512 raste, të shëruar 336, aktive 117 dhe 32 persona kanë vdekur.