U vu gurthemeli i shtëpisë muze të heroit Fadil Vata
Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës u vu gurthemeli i shtëpisë muze të heroit Fadil Vata. Lopatat e para në ndërtimin e këtij objekti monumental që do të jetë kujtesë për gjeneratat që do të vijnë, i kanë hudhur kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, kryetari i PDK-së z.Enver Hoxhaj dhe shumë bashkëveprimtarë, shokë të idealit dhe familjarë të heroit Fadil Vata. Me këtë rast kryetari Muharremaj, në mes tjerash ka thënë se :”Kjo shtëpi, ky muze do të jetë udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë pas neve, me treguar punën që ka bërë Fadil Vata dhe Afrim Zhitia. Këta të dy janë ndërtuesit e pavarësisë së Kosovës”. Më pastaj ka fol edhe shoku i idealit dhe bashkëveprimtari i Fadilit Halil Krasniqi. Me një fjal rasti u paraqit edhe kryetari i PDK-së z. Enver Hoxhaj, pastaj Halil Selimi nga Presheva me të cilin Fadili ka qëndruar gjatë kohës së tij më të vështirë. Në emër të familjarëve, ka falënderuar vëllau i Fadilit, Rama, i cili ka ftuar publikisht të gjithë ata që kanë materiale të ndryshme që lidhen me aktivitetin e Fadilit tia ofrojnë familjes në mënyrë që ato të mbesin në shtëpinë muze.