Qeveria e Republikës së Kosovës, mbrëmë njoftoi se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës. Mirëpo, SBASHK nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë. Sipas tyre në kalendarin për këtë vit shkollor e hëna është ditë pushimi. “SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
Sipas tyre nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë.
SBASHK ka thënë se vendimi që të hënën të punohet le të përdorët për ndonjëherë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën e flamurit kombëtar, duke e arsyetuar se punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë./21Media
Parashikimi i motit për sot
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët në pjesën e parë të ditës në Rrafshin e Kosovës, ku mund të ketë edhe reshje