Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nga ky 28 Nëntor i 2020-ës do të jetë i bronztë edhe në qytetin e Prizrenit.
Shtatorja e tij u zbulua sot në rrugën “Hasan Prishtina”, në një pjesë kryesore të qytetit, njofton Klan Kosova.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka uruar mirëseardhje Skënderbeut në bronz në qytetin historik, siç tha, të Ymer Prizrenit e Adem Jasharit.
“Skënderbeu dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit bashkohen në kryeqytetin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike dhe qëllimet e tyre, që u bllokuan dhe copëtuan nga konferencat ndërkombëtare, por vullneti dhe përpjekja e popullit s’u shua kurrë. Ne kemi shumë probleme dhe rrugë për të bërë, por siç na mëson Skënderbeu vetëm kur jemi bashkë mund t’i tejkalojmë dhe duke ndjekur Skenderbeun, Vëllezërit Frashëri dhe Ymer Prizrenin. Urime Dita e Flamurit, urime Skënderbeu në Prizren”.KlanKosova