Testet për COVID-19 dihet se nuk janë një përvojë e këndshme. Ato përbëhen nga hyrja (e thellë) e një shtupe të gjatë përmes hundës, derisa të ndjehet gati se arrin trurin.

“Ishte e tmerrshme”. Kjo ishte ndjenja e neuroshkencëtarit të Universitetit Rutgers, Andrew Brooks, që bëri testimin për të parë nëse ishte pozitiv me coronavirus.

Kjo është arsyeja pse Brooks, i cili tani është gjithashtu drejtori i operacioneve dhe zhvillimit të teknologjisë në një kompani të quajtur RUCDR Infinite Biologics, prezantoi një test të ri për coronavirus i cili bazohet në asgjë më shumë sesa një e pështyrë në një filxhan, shkruan Washington Post.

Sipas Washington Post, përcjell Telegrafi, firma mori autorizim për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këto teste të pështymës që njerëzit mund të kryejnë në shtëpitë e tyre.

Ky është një përparim për Shtetet e Bashkuara, pas disa përpjekjeve për të zgjeruar testimin e coronavirusit, diçka që, sipas shumicës së ekspertëve, është thelbësore që vendi të rikthehet në mënyrë të sigurt në njëfarë shkalle të normalitetit.

Për dallim nga testet e shtupës së hundës, testi i pështymës nuk kërkon udhëtim në një qendër testimi.

Nuk janë prezente as takimet e rrezikshme ballë për ballë me teknikët që veshin maska ​​për tu ruajtur nga COVID-19. Dhe nuk ka nevojë për shtupë, të cilat gjithashtu janë në mungesë.

Sipas mediave amerikane, rezultatet për të parë nëse keni coronavirus apo jo dalin pas 48 orësh. /Telegrafi/ 

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT