Komuna e Suharekës vatër e gurëthyesve.
Si parti politike në vazhdimsi kemi reagur për parregullësit në komunën tonë.
Ky gurëthyes nuk është në Studençan as në Samadrexhë e Dobërdelan, por në zonën industriale të Suharekës. Sikur kryetari i komunës është “hipotek” tek pronarët e gurëthyesve dhe vend e pa vend po lejon që ata të operojnë. Ne si parti politike kemi pranuar ankesa nga bizneset që operojnë në zonën industriale dhe që po pengohen nga puna “ilegale” e këtij gurëthyesi që po sjell pluhur dhe zhurëm. Pëkundër ankeses së operatorëve të tjerë ekonomik që i kanë bë në adresë të Komunën e Suharekës ende nuk ka pasuar asnjë reagim nga organët kompetente.
Kërkojm nga organet kompetente të marrin masa dhe mos te bëhen instrument të oligarkëve por të jenë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve të rregullta!
PDK – Therandë.