Janë bërë rreth tri javë që KEDS-i ka filluar punimet në këtë pjesë të rrugës në rrugën Sopijë-Shirokë, është prer asfallti rreth 100 metra për tu vendosur një kabllo me tension të lartë, edhe pse një gjë e till mund të vendosej në trotuar.
Asfallti gjithashtu është prerë edhe në mes të rrugës për të kaluar kabllo nga njëra anë në anën tjetër, edhe pse kanë kaluar mbi 10 ditë që është vendosur kabllo, ende nuk është riparuar asfllati i prerë.
E kjo po shkakton vështirësi jashtëzakonisht të medha tek vozitesit pasi që kjo pjese e prerë vetëm po thellohet, gjë që paraqet rrezik për aksident dhe shkyerje të gomave.
Për këtë kanë filluar të reagojne edhe banorët e fshatit Sopijë.