Janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore në tri nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar e terciar, sipas vendimin të Qeverisë bazuar nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
“Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë në muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.