Zv.Kryeministri i Kosovës, i cili është nga Suhareka z.Driton Selmanaj sot mori pjesë në zbulimin e shtatorës së presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, e cila u vendos në qytetin e lindjes së tij në Istog me rastin e 76 vjetorit të lindjës së presidentit Rugova. Selmanaj tha se:
Sot, Istogut iu kthye në gjirin e tij djali fisnik i lartësuar në bronz.
Presidenti Rugova lindi për të mos vdekur kurrë, e si i tillë emri dhe vlerat e tij u mishëruan me shkronjat dhe përpjekjen e artë të lirisë dhe pavarësisë.
Shembulli i rezistencës paqësore, shkrimtari urtak, Odiseu i luftës për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, lideri ynë historik, iu kthye vendlindjes së tij, ashtu siç e lartësoi një epokë me aktivitetin e tij kombëtarë.
Vepra dhe jeta e tij kushtuar Kosovës do të jetojë ndër breza.