Gresa Muqa, nxënëse në shkollën e mesme teknike “Skender Luarasi” në Suharekë, sot gjatë një vizite te kryetari Muharremaj i dorëzoi atij portretin e punuar me laps. Ky gjest duket që e ka emocionuar tej mase kryetarin Muharremaj, i cili përmes një postimi në facebook ka falënderuar nxënësen per punimin.

Postimi i plotë:

Sot kam përjetuar një emocion të veçantë.
Nga nxënësja Gresa Muqa kam pranuar një dhuratë modeste, pra portretin tim, të cilën e falenderoj përzemërsisht. 🙏
Natyrisht për ide të reja, kreative dhe shumëçka tjetër kemi biseduar me Prof. Armir Kuçi, Kryetaren e Forumit SHMT “Skënder Luarasi” Mirdona Muqa dhe Drejtorin e kësaj shkolle z.Hamdi Bytyqi.
Bali Muharremaj