Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një qëndrim ekstremist të skajshëm për sa i përket interesave politike.

Ai është shprehur se duhet respektuar edhe qëndrimi i partive të tjera.

“VV shkon në ektreme të ndjekjes së interesave politike. Janë të dhunshëm edhe verbalisht edhe me veprime. Kemi pasur situata në Kuvend, në rrugë. Vazhdojnë me një ekstremizëm të skajshëm që nuk besoj se është në të mirë të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Hoti flet edhe për kërkesën e LVV-së për zgjedhje të parakohshme.

“Ka edhe parti të tjera si LDK, PDK, Nisma, etj. Nuk përbëjnë shumicën dhe nuk mund të vendosin vetë për ta çuar vendin në zgjedhje. Ky është problemi i tyre, që i pranojnë rregullat e lojës, rregullat e sjelljes dhe të Kushtetutës, duke tentuar që nëpërmjet sjelleve ekstreme të ndiqet varianti i tyre”, deklaroi kryeministri.

Hoti ka folur gjithashtu edhe për Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, ku e ka kornizuar këtë të fundit si një person provokativ.

Ai ka thënë për Ora News, se çështja me shqetësuese e momentit janë varrezat masive që janë zbuluar në disa vende të Serbisë. Hoti është ndalur te shpërndarja e eshtrave të viktimave, duke theksuar se kjo që ka ndodhur është mizori.

“Vuçiç ka një natyrë provokuese. Fjalori i tij dhe i disa prej zyrtarëve të lartë të Serbisë është i papranueshëm dhe në e kemi ngritur edhe në institucionet e BE këtë qasje të tyre. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa veprime konkrete, ku janë identifikuar varreza masive nëpër Serbi, që është për të ardhur keq që edhe pas 20 viteve nuk është e gatshme që të japë informacione për përpilimin e çështje”

“Me varreza masive në të gjithë vendin, eshtrat e një personi gjendjen në dy apo tre varreza masive. Merreni me mend çfarë lloj mizorish janë kryer që eshtrat e një personi, kur janë trasportuar kanë përfunduar në disa varreza. Është një problem për Kosovën dhe familjen e tyre. Kjo e vështirëson procesin e dialogut”, shtoi Hoti.

Kreu i qeverisë kosovare ka thënë se “Përsa i përket vizitave, është një marrëveshje ku ka një rregullore se si rregullohen vizitat e zyrtarëve të lartë dhe kush janë ata që duhet të kërkojnë lejen për lëvizjen në Kosovë. Në parim jemi për lëvizje të lirë, por në raste të caktuara bëhet fjalë.“

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë në Beograd dha lejen për zhvarrimin e eshtrave të shqiptarëve të Kosovës nga varreza masive e zbuluar në Kizhevak.

Në bazë të vlerësimeve, mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave janë gjetur në këtë lokacion afër Rashkës në Serbi.Insajderi

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT