Të gjithë janë në pritje të derbit të madh të Kosovës, mes dy skuadrave më të mira në vendin tonë, kampionit në fuqi Dritës nga Gjilani dhe liderit Ballkani nga Theranda. Ndeshje që luhet nesër në orën 13.30 dhe pritet me emocione qoftë nga njëra palë dhe skuadra tjetër, secila e do fitoren si asnjëherë me parë.
Ndeshje ku do të luftohet për pozitën e parë në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita është në pozitën e dytë me 33 pikë por ka dy pikë me pak se Ballkani, në fakt secila skuadër ka nga një ndeshje me pak. Kryetrajneri Ismet Munishi me Ballkanin kërkon fitore ndaj Dritës së Ardian Nuhiut.
Futbollisti me përvojë i Ballkanit, Visar Berisha, është optimist se nga Gjilani do të kthehen të pamposhtur.
Kapiteni flet për atmosferën në ekip.
“Atmosfera është shumë e mirë në skuadrën tonë. Jemi të motivuar të luajmë me një kundërshtar siç është Drita.
Edhe këtë ndeshje do ta marrim me mjaft përkushtim maksimal dhe do t’i qasemi ashtu si ndeshjeve tjera.
Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja palët dhe shumë e rëndësishme.
Por unë besoj në skuadrën tonë që nesër do a fitojmë këtë ndeshje”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
A jeni komplet dhe a iu kënaq edhe barazimi?
“Po, jemi komplet si skuadër. Nesër do të shkojmë për t’i marr pikët e plota në Gjilan”, përgjigjet kapiteni i therandasve.
Berisha tregon se çfarë e dallon e ekipin e tij. “Ballkani ka lojtar shumë cilësor, ka individ shumë të fort. Mundem me thënë që për momenti ka dy skuadra në ekip dhe prentendimi i Ballkanit është titulli i kampionit”, thotë Berisha.Botasot