603 persona u gjobitën për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar 603 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia, bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 561 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 15 persona, prej tyre 9 janë dërguar në mbajtje.