Siguruesit e shëndetit në Britani të Madhe janë duke u bërë gati që të nisin me dhënien e dozave të para të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Janë bërë vetëm një javë prej kur Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë perëndimor që miratoi përdorimin e kësaj vaksine kundër COVID-19, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Vaksinimi pritet që të nisë të martën në Angli, Uells dhe Skoci. Irlanda e Veriut ka njoftuar se do të nisë me administrimin e vaksinës në fillim të javës por që nuk e ka specifikuar ditën.
Procesi, i cili është i komplikuar për shkak të nevojës së vaksina të ruhet në kushte të jashtëzakonshme dhe të jepet në dy doza te pacientët në interval kohor prej tre javësh në mes.KlanKosova