Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është shpallë edhe në Gazetën zyrtare, me qëllim të zbatimit të tij, kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja Hykmete Bajrami do të takohen sot me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Fondit Pensional të Kosovës.
Në takimin që pritet të fillojë në 11:30 do të diskutohet lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Klan Kosova.
Ky takim do të mbahet në objektin e Qeverisë.