Janë publikuar shpenzimet e komunës së Suharekës për muajin Nëntor.
Zyra e kryetarit ka shpenzuar gjithsejt 27,741.10€, prej tyre 358€ shpenzime per udhetime jashtë vendit, 681.80€ për ushqim dhe pije, 387.80€ për informim publik.
Drejtoria e Administratës ka shpenzuar 38,425.17€, prej tyre 14,262.20€ i ka shpenzuar në naftë për ngrohje qendrore, 599.00€ i ka shpenzuar për veshmbathje, 60.00€ shpenzime të telefonisë mobile, ndërsa nuk dihet sa kanë shpenzuar për dreka zyrtare.
Zyra e Kuvendit ka shpenzuar gjithsejt 9,408.58€, prej tyre në ushqim i ka shpenzuar 484.10€, 362.80€ i ka shpenzuar për kêshilla.
Drejtoria e Inspekcionit i ka shpenzuar 10,026.77€, prej tyre 990€ veshmbathje, 70€ ushqim dhe pije, 241€ mobilje, ndërsa për shërbime intelektuale dhe këshilldhënëse ka shpenzuar 1918.69€ vetëm për muajin nëntor.
Drejtoria e Kadastrit për muajin nëntor ka shpenzuar 6,914.91€
Drejtoria e Urbanizmit 50,408.62€, prej tyre në ushqim dhe pije 700€, telefoni mobile 101.88€, për këshilla 1219.50€, për marketing 371.08€
SHËRBIME PUBLIKE – INFRASTRUKTURA RRUGORE – SUHAREKË-560,586.69
SHËRBIMET E KUJDESIT PRIMAR SHËNDETËSOR – SUHAREKË-236,804.75€
SHËRBIMET SOCIALE – SUHAREKË-7,672.72€
SHËRBIMET KULTURORE – SUHAREKË-98,435.29€