Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani si edhe me deputetën e VV-së Mimoza Kusari-Lila.
Takimi i tyre siç ka bërë të ditur Kadaj-Bujupi përmes një postimi në Facebook, ka qenë për të shënuar një sukses të grave deputete. Kjo pasi që është bërë amendamentimi për fuqizimin dhe përparësinë e prodhuesve vendorë në Ligjin e prokurimit publik, pa kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.
Madje Kadaj-Bujupi përmes këtij shkrimi ka shkruar se “Bashkëpunimi ndërmjet grave sjell rezultate, bashkëpunimi i burrave po sjell telashe!”
Postimi i plotë i saj:
Bashkëpunimi ndërmjet grave sjellë rezultate, bashkëpunimi i burrave po sjellë telashe!
– Një prej iniciativave të mira të bashkëpunimit të grave deputete është edhe amandamenti për fuqizimin dhe përparësinë e prodhuesve vendor në ligjin e prokurimit publik, pa kosto shtesë për buxhetin e Kosovës.
Falemnderit gjithë deputetëve që e mbështetën këtë amandament.