Në takimin e rregullt të sigurisë lokale të mbajtur në objektet e Komunës së Suharekës, kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka veçuar përfundimin e aktiviteteve “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, ajo ka bërë të ditur se ka vizituar Strehimoren në Prizren, Policinë dhe QKMF.
Ajo përmendi gjithashtu edhe rastet me Covid-19 ku janë gjithsejtë 637 raste, të shëruar 433, aktive 164 dhe 40 persona kanë vdekur.