Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 5 aksidente trafiku, 1 rast falsifikim të monedhës, 4 vjedhje, 1 raste dhunë në familje, 1 rast kanosje, 3 raste posedim arme pa leje , 1 rast posedim të gjërave të vjedhura , 1 rast posedim të narkotikëve, 1 rast incident i zjarrit në një vetur, 4 plane operative . Komandanti i policisë ka shtuar gjithashtu se janë shqiptuar 223 tiketa trafiku dhe 238 tiketa anti-covid.