40 vjeçari bie nga lartësia 6 metra, ishte duke rregulluar ndriçimin

Një person rreth të 40-tave është rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrave, i cili ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale.

Ai është dërguar dërguar në QKUK pasi mori lëndime trupore.

Këtë e kanë konfirmuar për IndeksOnlinë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej  5- 6 metrash.

Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore  dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ajo.IndeksOnline