Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Trepçës ’89.
Për këtë fitore u pa i lumtur edhe trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, i cili pas ndeshjes përgëzoi futbollistët e tij për ndeshjen e shfaqur.
“Më pëlqeu skuadra, pasi që luajti me përgjegjësi të madhe. Kemi patur përballë vetës një kundërshtarë mjaft të vështirë, mirëpo futbollistët zbatuan detyrat në përpikëmëri dhe triumfuan në fund me plot meritë”, deklaroi Munishi.
Ndeshja ndaj Prishtinës? “Prishtina është në formë të mirë. Është skuadra më e madhe në futbollin kosovar dhe çdo rrespekt për ta. Mirëpo, ne hyjmë në çdo ndeshje për fitore”, përfundoi Munishi.
Ballkani ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 38 pikë të tubuara, një më pak se lideri aktual Drita.