Komuna Suharekë, ndryshimi i kritereve për ndarjen e bursave

RREGULLORE PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E RREGULLORES, 01-Nr-16-7790 PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËS/E DHE STUDENTË/E TË KOMUNËS SË SUHAREKËS

Neni 1 Qëllimi

Qëllimi i kësaj rregullore është ndryshimi dhe plotësimi i rregullores, 01-Nr-16-7790 për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të Komunës së Suharekës.

Neni 2 Ndryshim-Plotësimi

2.1 Neni 1, i Rregullores bazike ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim:

1 Me këtë rregullore përcaktohen kushtet, kriteret, kohëzgjatja e realizimit të bursës dhe procedurat për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të komunës së Suharekës, të cilët studiojnë në Universitetet publike të Republikës së Kosovës.

2.2 Neni 8, i Rregullores bazike ndryshohet dhe riformulohet me tekstin si në vijim:

8.1 Fëmijët e dëshmorëve të cilët janë studentë dhe nxënës të shkollave të mesme të larta, do të ju ndahet bursa jashtë kritereve të përcaktuara me këtë rregullore, por të gjithë studentët dhe nxënësit e kësaj kategorie janë të obliguar ta sjellin vërtetimin e regjistrimit të semestrit për vitin akademik të studimeve kur ndahet bursa.

8.2. Kriteret dhe prioritetet për fitimin e së drejtës në bursë janë si më poshtë:

8.2.1 Nota mesatare 9.5 deri në 10.00, në fakultet, vlerësohen me 30 pikë:

8.2.2 Nota mesatare 8.5 deri në 9.49 në fakultet, vlerësohen me 20 pikë:

8.2.3 Nota mesatare 7 deri në 7.49, në fakultet, vlerësohen me 5 pikë:

8.2.4 Suksesi i shkëlqyeshëm 4.5 deri në 5 në shkollat e mesme të larta vlerësohet me 25

pikë:

8.2.5 Suksesi shumë mirë: 3.5 deri në 4.49 në shkollat e mesme vlerësohet me 15 pikë:

8.2.6 Suksesi i mirë: 3 deri në 3.49 në shkollën e mesme vlerësohet me 5 pikë:

8.2.7 Për familjët që kanë 2 (dy) studentë nga e njëjta familje 10 pikë:

8.2.8 Për familjet që kanë tre student( vëllezër-motra) nga e njëjta familje i shtohen edhe 5 pikë të tjera:

8.2.9 Për kandidatët e SHML që kanë dy nxënës nga e njëjta familje vlerësohen me 10 pikë: 

8.2.10 Për familjet që kanë tre (3) nxënës në shkollat e mesme të larta (SHML), (vëllezër – motra) nga e njëjta familje i shtohen edhe 5 pikë:

8.2.11 Pikët e studentëve janë të vlefshme vetëm për kategorinë e studentëve dhe pikët e nxënësve llogariten vetëm për kategorinë e nxënësve të të njëjtës familje:

8.2.12 Gjendja ekonomike-financiare(rastet sociale) vlerësohen me 30 pikë:

8.2.13 Studentët/ nxënësit të cilët nuk kanë asnjërin prind në jetë, fitojnë bursën pa kritere të përcaktuara në këtë Rregullore, me kusht që ta kenë të regjistruar vitin e ri akademik (dëshmi vërtetimi për regjistrimin e semestrit):

8.2.14 Fëmijët pa njërin prind vlerësohen me 10 pikë, e cila vërtetohet me certifikat të vdekjes ose me deklaratë të bashkësisë familjare:

8.2.15 Fëmijët me dy prindërit me nevoja të veçanta me dëshmi mjekësore fitojnë bursën pa kritere të përcaktuara në këtë Rregullore, me kusht që ta kenë të regjistruar vitin e ri akademik (dëshmi vërtetimi për regjistrimin e semestrit):

8.2.16 Fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa të dy prindërit janë në gjendje normale vlerësohen me 10 pikë:

8.2.17 Fëmijët me njërin prind me nevoja të veçanta dhe vetë fëmija me nevoja të veçanta vlerësohen me 15 pikë:

8.2.18 Fëmijët e ish të burgosurve politikë dhe ish të dënuarve politikë, vlerësohen me 8 pikë:

8.2.19 Fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së, vlerësohen me 10 pikë:

8.2.20 Studentët/et, nxënësit/et të cilët nuk kanë asnjërin prind të punësuar, e cila vërtetohet me dëshmi/vërtetim nga Enti i punësimit dhe nuk krijojnë të ardhura nga ndonjë veprimtari tjetër dobi prurëse, vlerësohen me 15 pikë, por këto pikë nuk llogariten edhe për studentët/et, nxënësit/et, të cilët marrin asistencë sociale:

8.2.21 Komisioni ruan të drejtën të hulumtojë dhe vërtetojë gjendjen e vërtetë ekonomike- financiar të kandidatit/es:

8.2.22 Fëmijët e viktimave civile të luftës së fundit në Kosovë vlerësohen me 12 pikë, 

8.2.23 Fëmijët e veteranëve të luftës të UÇK-së vlerësohen me 8 pikë.

8.2.24 Nxënësit, studentët nga e njëjta familje mund të përfitojnë vetëm një bursë, pa marrë parasysh kategorinë e tyre:

8.2.25 Nxënësit/et që kanë poentim të barabartë pas shqyrtimit të aplikacioneve përparësi do të kenë nxënësit/et që kanë distancë më të largët nga institucionet shkollore:

Neni 3

Ndërsa pjesët tjera kompletë të Rregullores, 01-Nr-16-7790 për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të Komunës së Suharekës, e datës 31.01.2019, mbesin të pa ndryshuara.

Neni 4

Hyrja në fuqi

Pas miratimit nga ana e Kuvendit tё Komunës në Suharekë, kjo Rregullore hyn në fuqi 15, ditë pas dërgimit në autoritetin mbikëqyrës, në kuptim të nenit 81, të Ligjit Nr-03/L-040, për vetëqeverisjen lokale, “Gazeta zyrtare e Republikës sё Kosovës, Nr-28/2008” dhe nenit 8, tё Rregullores (QRK), Nr-10/2019, për shqyrtimin administrativ te akteve tё Komunave dhe pas

shpalljes publike në tabelën e shpalljeve ose web-faqen e Komunës.