Shkruan: Shkëlqim SALIHU
Më 10 Shkurt të 2007-ës, kur në një protestë në sheshin e Prishtinës u vranë dy të rinjë që ishte tronditje e goditje e asaj që quajmë ” e drejtë për protestë”, sepse u derdh gjak.
Gjaku i derdhun i tyre për disa vite në përvjetoret e tyre u përkujtua nga partitë politike, e akter politik, e kohëve të fundit pothuajse pak, sinjal se vendi ynë po kalon në një tranzicion të rrezikshëm, fatkeqësisht ende se kishim kuptuar. Vite më vonë vrasja tjetër e kthyer në një kauzë politike, edhe më e tmerrshme brenda institucionit të sigurisë (burgut). U derdh gjak, e u plagosën shumë vëllezër policë në protestat e viteve të fundit në Kosovë, duke u kujdesur për sigurinë e vendit e rendit shtetëror, vetëm e vetëm për projektet budallalleske të kauzave të ndyra e jo të sinqerta të politikave e poltikanëve të etur për pushtet.
E gërditshme!
Politika e pushtetarët derdhin gjak për objektivat e tyre, duke sakrifikuar qytetarët, e policët..!
Vrasja e të riut në Shqipëri, ndoshta jo edhe e vetme, është mesazh i qartë , se politika me mentalitet ballkanas, e Kosovës e Shqipërisë është gjakpirëse, ndoshta ne mund edhe ta gjykojm jo drejtë këtë vrasje nga zyrtari policor, në pakujdesinë ose paaftësinë e policit, ndoshta edhe pa fajin e tij sepse kjo derivon nga mosinvestimi i shtetit në përgaditjen e organeve të sigurisë duke mos patur prioritet dhe vetëdije se është hallka kryesore për rend dhe ligj, poashtu tregon një fakt se në çka jemi e ku jemi. Mbrojtja e nevojës ekstreme, tejkalimi mbrojtjes së nevojshme, mbrojtja e drejtuar kundër sulmuesit etj, qartazi tregojnë literaturat juridike se si duhet vepruar, ndoshta zyrtarin policor asnjëherë organet e sigurisë nuk e kanë testuar ose trajnuar se si veprohet në këso raste. Pra, kur në një tension politik kemi procese të afërta zgjedhore për marrje pushteti derdhet gjak, krijohet kaos, dhunë e shumëçka tjetër. Edhe sa vite duhet që në dy shtetet tona të kombit shqipëtar të kalojm në suaza normale, të kuptojm se gjaku i derdhun për pushtet është kundër vetvetës, jo morale, antikombëtare dhe antinjerëzore.
Në qoftëse, shteti i së drejtës në një demokraci normale nuk ka orientim të mirëfilltë, europerëndimor me kulturë në mbrojtje fanatike të demokracisë, atëherë ai po rrëshqet drejtë shtetit i cili sjell terror e frikë duke përdor kontrollin policor, ”shtet policor”.
Të punojmë e investojmë në vetëdijen e ndërdijen tonë, se dhuna, vrasjet të cilat mund të bëhen vetëm për marrje të pushtetit është gjëja më e ulët dhe antivlerë.