Infektologu Ilir Tolaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar se Kosova pritet të furnizohet me vaksinën anti-Covid në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.Sips tij, vendet në zhvillim ku bënë pjesë edhe Kosova do ta marrin me vonesë vaksinën sesa vendet e fuqishme ekonomikisht, ku vaksinimi do të fillojë në dhjetor eventualisht në jane.“
Ne tash jemi në një situatë shumëfish më të mirë sesa kemi qenë disa muaj më herët. Tash e kemi të zbuluar vaksinën. Në perëndim janë dy vaksina të cilat janë zbuluar ndërsa në Rusi dhe Kinë. Janë një numër jashtëzakonisht i madhi hulumtimeve që po bëhen në nivel global për zbulimin e vaksinave të reja”.
“Me siguri që kombet e mëdha janë në fushatën ose aktivitetin e zbulimit të vaksinave të tyre vetananke dhe është më e lehtë ta prodhojnë. Ne jemi në një situatë kur vaksinimi ka filluar. Ku në Angli ka filluar. Në vendet tjera do të fillojë në fund të dhjetorit eventualisht në fund të janarit dhe për këtë arsye jemi në fushatën kur do të bëhet vaksinim i përgjithshëm i popullatës”.“Vendet në zhvillim ku bënë pjesë edhe Kosova gjithmonë e marrin pak më vonë sesa vendet e fuqishme ekonomikisht dhe nuk pres që Kosova do ta marrë shumë shpejt vaksinën. Mirëpo kurdo që e merr brenda 6 mujorit të ardhshëm do të jetë sukses dhe e volitshme”.
Sipas tij, autoritetet e Kosovës kanë aplikuar për një kontingjent të vaksinave përmes organizatës botërore të shëndetësisë.
Meqenëse Kosovës i nevojitet një numër i kufizuar i vaksinave prej 1 milionë doza, infektologu Tolaj bëri të ditur se do të ndikojë pozitivisht në ndërprerjen e pandemisë.Tolaj tha se së pari duhet të vaksinohen ata që janë në linjën e parë të virusit mjekët, policët, ushtarët pastaj mësimdhënësit dhe njerëzit e moshuar me sëmundje kronike, raporton EO.“Autoritetet e Kosovës kanë aplikuar për një kontingjent të vaksinave përmes organizatës botërore të shëndetësisë. Me siguri që një kontingjent do ta marrin. Ishte dashur të bëjnë kontakte edhe me prodhues që të sigurojnë vaksinën”.
“Meqenëse Kosovës i nevojitet një numë i ri i kufizuar i vaksinave tek ne me siguri që 1 milionë doza të vaksinës do të bëjnë një ndikim pozitiv në ndërprerjen e pandemisë. Prandaj mendoj që autoritet duhet të vënë kontakte me shtetet e mëdha që të sigurojnë vaksinën. Ekzistojnë dy koncepte se kush duhet të ketë prioritet për tu vaksinuar i pari”.“Duhet të vaksinohen ata që janë në linjën e parë të virusit mjekët, policët, ushtarakët pastaj mësimdhënësit dhe njerëzit e moshuar dhe më sëmundje kronike. Ndërsa duhet të vaksinohen edhe ata të cilët e përhapin virusin që janë të rinjtë”.