Nga parqet e bëra KEQ është për të ardhur KEQ, fillimisht për fëmijët, pastaj edhe për qytetin, ngaqë as si parqe nuk ngjajnë.
Ndërsa, promovimi i pa kufi dhe përurimi i pambarim i tyre nuk e mbulon dhe justifikon punën e bërë KEQ.
Parqet e bëra KEQ janë përuruar dhe promovuar në ditën kur kanë filluar punimet,
Parqet e bëra KEQ janë përuruar gjatë punimeve,
Parqet e punuara KEQ janë përuruar kur ka ndodhur hapja e tyre.
Super KEQ, që jeta e këtyre parqeve ka zgjatur më pak se sa koha që i është dedikuar për ndërtim.
Mirëmbajtja e tyre është edhe më KEQ se KEQ, pasi që ajo nuk ekziston fare.
Sa KEQ kur kuantiteti dhe kualiteti janë larg e pamatshëm njëra me tjetrën.
Epilog i KEQ, që parqet e lojërave për fëmijë, të cilat duhet të punoheshin me dashuri e cilësi, sot janë shndërruar në gërmadha, pra në vend të lodrave dhe mjeteve të ndryshme për argëtim ato janë shndërruar në gërmadha e mjedise për trishtim.
Për parqet që janë bërë KEQ, të gjithë ndihemi të poshtëruar dhe të ofenduar KEQ, duke filluar nga fëmijët të cilët nuk e meritojnë që pushteti t’i mashtron e t’i trajton KEQ, ashtu dhe për qytetin kur gërmadhat ia imponon për parqe, KEQ.
K.Kuçi