Operacioni i Policisë së Kosovës i zhvilluar nën masa të veçanta të hetimit vë në pranga tre (3) persona të dyshuar dhe konfiskon mbi 50 kg drogë.
Prishtinë, 13 dhjetor 2020
Me datë 12.12.2020 rreth orës 18:50 në një parking tëautomjeteve në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e PK-së, pas një hetimi disa mujorëpërmes aplikimit të masave të veçanta të hetimit kazhvilluar një operacion policor me ç`rast ka ndaluar tre(3) persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryervepër penale e sanksionuar me ligj, respektivisht nëbazë të nenit 267 të kodit penal të RKS-së “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Tre personat e dyshuar në momentin e ndalimit kanëqenë duke shkëmbyër sasi të substancës narkotike dhejanë arrestuar nga njësitet antidrogë të Policisë sëKosovës
Në këtë operacion policor janë sekuestruar:➢ 51 kg ( pesëdhjetë e një kilogram) e 664.6 gr substancë e dyshuar narkotike e cila dyshohet tëjetë e llojit Marihuanë,➢ 3 vetura,➢ 8 telefona celularë,➢ 980 euro, 30 franga,1 dollar; para të gatshme
Në vendngjarje poashtu kanë dalë edhe njësiti iforenzikës së PK-së për procedura të nevojshme.
Në lidhje me rastin janë bastisur tri lokacione në Viti dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armëe gjatë me dy tyta, 32 fishekë të kalibrit të ndryshëmdhe 51.9 kg duhan.
Me vendim të prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejmeligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të punoj me vendosmëri në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe në veçanti të luftoj dukuritë negative dhe aktivitetetkriminale që në një formë apo tjetër rrezikojnë sigurinëdhe shëndetin e qytetarëve tanë.