ër vetëm dy ditë, 270 mijë e 46 persona kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, shkruan Insajderi.
Sipas FKPK-së, 5 mijë e 779 persona do të marrin nga kursimet deri në 10 euro.
33 mijë e 361 aplikues do të marrin nga 11 deri në 50 euro nga Trusti.
32 mijë e 614 persona do të tërheqin nga 51 deri në 100 euro.
44 mijë e 315 persona do të marrin nga 101 deri në 200 euro.
63 mijë e 964 persona do të marrin nga 201 deri në 500 euro.
51 mijë e 760 persona do të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro.
29 mijë e 10 persona do të marrin nga 1 mijë e 1 deri në 2 mijë euro.
6 mijë e 925 persona do të marrin nga 2 mijë e 1 deri në 4 mijë euro.
Derisa 1 mijë e 318 persona do të marrin mbi 4 mijë euro nga kursimet e tyre në Trust.