Një nxënës 13 vjeçar është therur me thikë sot në Prishtinë
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një fëmijë i moshës 13 vjeç, nxënës i shkollës fillore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë për të mitur”, tha Borovci .
Nxënësi ka pranuar tretmanin mjekësor pas therjes ndërsa, Borovci shton se dyshimet janë se 13 vjeçari u ther me thikë nga një nxënës tjetër.