Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e mbetur mes Ballkanit dhe Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com
Ballkani në këtë ndeshje do të tentoj t’i marrë pikët e plota për të synuar që të shpallet kampion vjeshtor.
Kurse, skuadra e Gjilanit me kryetrajnerin e ri do të tentoj t’i rrëmbej pikët e plota nga Suhareka për të mbetur në pjesën e epërme të tabelës.
Një video e dërguar në redaksinë e Gazetës “Sheshi” shihet atmosfera fantastike te ekipi i Ballkanit para ballafaqimit të së shtunës.
Sot ka festuar ditëlindjen mesfushori i njohur kosovar ,Meriton Korenica, dhe kësisoj futbollistët ia kanë uruar siç është më së miri.
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtëm:
Gazeta Sheshi