Në xhiron e 18-të në Superligën e Kosovës në futboll ka pasur kundërthënie të ndryshme lidhur me reagimet për ndarjen e drejtësisë në ndeshje të caktuara.
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur të martën (15.12.2020) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 12-13.12.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore ka sjellë vendimet.
Ndaj trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, është iniciuar procedurë disiplinore për mosrespektimin e kodit të sjelljes lidhur me deklaratat pas ndeshjes ndaj Prishtinës.
ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI me numër të ID kartelës ; 009766M74 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosrespektimin e kodit të sjelljes (shkelje e dispozitave të kodit të sjelljes) në ndeshjen e javës së; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar (pas përfundimit të ndeshjes për media dhe rrjete sociale përdor fjalor të pa përshtatshëm, ofendues., linçues, fyes, banal, nënçmues dhe degradues ndaj personaliteteve sportive, që është në kundërshtim me etikën, edukatën dhe kodin e sjelljes së punëtorëve sportiv – trajnerit të futbollit). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës) ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020./Telegrafi/