Rastet pozitive nga komuna e Suharekës janë nga këto vendbanime

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.442 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 385 raste pozitive. Nga 385 rastet e konfirmuara sot 6 janë nga komuna e Suharekës.

Rastet pozitive në komunën e Suharekës janë si vijon:

Suharekë (4)

Bllacë (1)

Gjinoc (1)