Ministri i Ekonimisë dhe ambientit z.Blerim Kuçi, ka dhënë një grant dhe një donacion për komunën e Suharekës.
Komuna Suharekës ka fituar një donacion në vlerë prej 500.000€, njofton kryetari Muharremaj:
“Përfituam edhe një donacion në vlerë 500.000 euro.
Sapo nënshkrova marrëveshjen me z.Admir Shalën drejtor menaxhues nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ku brenda kësaj vlere përfitojnë tri shkolla.
Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, SHFMU “Shkëndija” Suahrekë dhe SHFMU “Flamuri i Arbërit” – Reshtan, janë shkollat përfituese ku do të implementohet projekti.
Angazhimet tona vazhdojnë dhe prioriteti ynë për investime vazhdon të mbetet edhe sektori i arsimit.
Bali Muharremaj”
Gjithashtu Muharremaj sot njoftoj se ka Komuna Suharekës ka fituar një grant në vlerë prej: 159,940.00€.
“Muharremaj thotë se: 159,940.00 euro është vlera e Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër të cilin e kemi përfituar si Komunë e Suharekës.
Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse secilin vit radhazi po përfitojmë grante në rregullimin dhe mbrojtjen e ambientit.
Urime !
Bali Muharremaj”