Policia e Kosovës është në kërkim të një 19 vjeçari i cili dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e disa grabitjeve ditëve të fundit në Prishtinë.

19 vjeçari Riad Sopjani është shpallur në kërkim nga ana e policisë e cila u bërë thirrje të gjithë atyre që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij t’i paraqesin ato, njofton Klan Kosova

“Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë. Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT