Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka kërkuar zgjatjen e orarit të punës për bizneset.

Petrit Kllokoqi përfaqësues i kësaj shoqate tha se kërkesa e tyre është e drejtë në këtë kohë festash.


“E kemi pa të arsyeshme që për këtë fundvit të marrim një infuzion duke i relaksuar masat. Kur them duke i relaksu masat, mendoj duke e zgjatur orarin e punës, mirëpo asnjëherë duke mos e humb kontrollin ndaj gastronomisë dhe të gjitha bizneseve”, tha Kllokoqi.

“Pasi jemi në prag të festave ka mundësi Kosova me përfituar në këtë rast atëherë kemi kërkuar që të bëhet zgjatja e orarit”, theksoi ai.

“Kryeministri është qe dy herë tu na ftuar edhe po takohemi në sallat e qeverisë ku po bisedojmë. I thamë se Kosova e ka mundësinë me përfituar ekonomikisht pasi e kemi mërgatën këtu. Me u mbyll bizneset s’po shohim kurrëfar përfitimi”, shtoi Kllokoqi.Insajderi

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT