Kryetari Muharremaj me mesazh për mërgimtarët

Kryetari Muharremaj, iu dëshiron mirëseardhje bashkatdhetarëve

Të dashur mërgimtarë,
Po shohim se tashmë jeni nisur drejt vendlindjes tuaj, natyrisht për t’i vizituar familjet tuaja dhe festat ti gëzoni në vendin tuaj.

Si kryetar i komunës jam në shërbimin tuaj, duke ju uruar së pari udhëtim të mbarë, dhe ju premtoj se institucionet komunale janë në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet.

🟢 Parkingu në oborrin e komunës është falas për ju, ashtu siq e kemi praktikuar edhe viteve të kaluara;

🟢E-Kiosqet në qytet për shërbime online, për nxjerrjen e dokumenteve bazë do të jenë në shërbim për ju, krahas administratës e cila do të operoj me të gjitha kapacitetet brenda kompetencave komunale;

  • 🟢Jemi munduar ta mbajmë të gjithë hapsirën publike bukur dhe pastër;

🟢Qyteti është rregulluar për festat e fundvitit, ashtu që ju të krenoheni me vendin tuaj dhe progresin që ka Komuna e Suharekës.

Meqë jemi në kohë pandemie, ju lus që ti zbatoni rregullat e institucioneve shëndetësore që ta mbroni veten dhe familjet tuaja.

Ju i keni dhënë shumë vendit tuaj në të gjitha periudhat, dhe detyrë e jona është t’ju shërbejmë institucionalisht dhe për këtë obligohem të jem në krye të detyrës.

Besoj se do të takohemi në qytet, natyrisht me respektim të rregullave dhe distancës, dhe me knaqësi do t’i dëgjoj, vërejtjet, këshillat dhe sygjerimet tuaja.

Me respespekt
Bali Muharremaj