
Një veprim emocionues i Val Deçanit, djaloshit që erdhi nga mërgimi për ta dhënë veshkën, befasoi gjithë Kosovën.
E sot deçanasi ka shkuar në spital për t’u takuar me 19 vjeçaren nga Mitrovica, Nazlije Sherifin, shkruan Reporteri.
Takimin e ka konfirmuar vëllai i Nazlijes, Iliri, i cili ka transmtuar disa fjalë të djaloshit që është i gatshëm ta dhurojë veshkën.

“Val Deçani : InshAllah jam une ai fatlum që veshka ime të perputhet me procedurat mjekësore…”, ka thënë ai.
Ndërkohë, qytetarët po vazhdojnë të mbledhin paratë e nevojshme për t’u dërguar për shërim në Turqi, ku do të bëhet transplanti.
Ndryshe, 19 vjeçarja u diagnostifikua me Glomerulosklerozë Foke Segmentale, dhe shërimi kushton 200 mijë euro.