• 04/08/2021
Digiqole ad

Janë testuar 270 mostra të marra nga Klinika Infektive

 Janë testuar 270 mostra të marra nga Klinika Infektive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se të shtunën janë testuar 270 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 23 raste me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.

Po ashtu janë shëruar edhe 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 713 raste.

Sipas institutit, nga data 08 shkurt deri më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 11.585 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 978 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome, transmeton Telegrafi.

Të ngjashme