Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Konjufca u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë, transmeton IndeksOnline.
Konjufca ka thënë se nuk e përjashton koalicionin në Partinë Demokratike në zgjedhjet e parakohshme, por nuk e favorizon atë, shkruan IndeksOnline.
“Nëse ne themi LDK-ja është e keqe se na rrëzoi, e pikërisht për këtë arsyje është që na e favorizojmë PDK për të bërë koalicon në zgjedhjet e reja, kjo është gabim pasi nuk ka këso pozicioni.
Pozicioni është ky, VV shpresojmë prej pollulit t’i fitoj këto zgjedhje, që të jetë një fitore sa më mbizotëruese sa ma e madhe, të krijoj një mazhorancë në Kuvend të Kosovës.
Nuk e favorizojmë dhe nuk e përjashtojmë PDK-në, pasi përjashtimi ka pasur kuptim në vitin 2019, tash është mosfavorizimi”, tha ai./IndeksOnline/