Për të kryer detyrën e ministrit që të japim përgjigje parlamentare pyetjeve të deputetëve, jo gjithmonë ka mjaftuar koha dhe rendi i seancave në Kuvendin e Kosovës.

Sot zgjodha që të përgjigjem në pyetjet e mbetura parlamentare, drejt deputetëve Sali Zyba dhe Besa Ismaili, nëpërmes postës elektronike. Ditë më parë njëjtë i jam përgjigjur edhe deputetes Fjolla Ujkani.

Pyetja e deputetit Sali Zyba ka qenë në lidhje me projektin e mbjelljes së fidaneve në Komunën e Suharekës, si projekt i mëparëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. Deputetit i kam sqaruar gjithë vazhdën e projektit dhe se me rregullimin e motit, përsëri fidanet e dështuara do të zëvendësohen. E për një nënpyetje për ndërrim lokacioni, gjithashtu kam parë se Komuna në bashkëpunim me Ministrinë, një numër fidanesh të mbetura nga disa hapësira ku kanë hasur në kundërshtim nga banorët për mbjellje, i kanë destinuar në lokacione tjera.

Deputetja Besa Ismaili ka pyetur për masat që janë marrë për të ndaluar largimin e punëtorëve nga puna si pasojë e COVID-19, ku kam sqaruar të gjitha masat që kemi marrë si Qeveri e Kosovës. Si masat e dala nga Programi Qeverisës, ashtu edhe masat me vendime të qeveritare dhe Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Kësaj i kam shtuar edhe përkrahjen që kemi bërë për Parkun Inovativ dhe Teknologjik në Prizren, si vend ku tashmë bizneset kanë aplikuar me kosto të ulët për hapësira dhe me vende të reja të punës. Mirëpo, kam sqaruar edhe punën që po bëhet që sa më shpejtë të lansojmë Ankandin për Energji të Ripërtritshme, si projekt i mbështetur nga BERZH.

Në këtë vazhdë deputetes Fjolla Ujkani i kam dërguar të gjitha sqarimet në lidhje me projektet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për Komunën e Obliqit që të ndihmojmë luftimin e mjedisit të ndotur. Ministria dhe Komuna kanë një bashkëpunim të mirë mes vete dhe shumë projekte që po realizohen.

Faleminderit!

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT