
Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit SARS CoV2.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 598 gjoba për mos respektim të masave.
Ndërkaq, kujtojmë që në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar për 12 vdekje dhe 271 raste të reja me COVID-19.