Ministria e Infrastrukturës ka dhënë detaje se si është gjendja e rrugëve në autostrada dhe në rrugët nacionale.
Nga kjo ministri thonë se në të gjitha rrugët është bërë shpërndarja e kripës, si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese
Këtu më poshtë keni gjendjen e të gjitha rrugëve në vend:
-Në pothuajse të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është bërë shpërndarja e kripës, si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0). Pavarësisht kësaj, rrugët e këtij rajoni janë krejtësisht të lira për qarkullim.
-Rajoni i Pejës është po ashtu në gjendje normale sa i përket infrastrukturës rrugore dhe zhvillimit normal të komunikacionit rrugor.
-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët e rajonit të Ferizajt.
-Ndërkaq, sipas nevojës, po intervenohet me kripë edhe në rrugët e rajonit të Gjilanit.
-Pa ndonjë intervenim shtesë dhe krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Gjakovës.
-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë dhe Dragash-Brod të rajonitë të Prizrenit, është bërë shpërndarja e kripës, për të rritur sigurinë në komunikacion.
Autoudhët po mirëmbahen gjithashtu. Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” dhe në autoudhën A6 Doganaj-Han i Elezit, po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0).
Lehtësisht të kalueshme janë të gjitha rrugët të cilat po mirëmbahen nga MI-ja dhe kësisoj, informimi mbi gjendjen e tyre do të vazhdoj të aplikohet në baza ditore, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion.KlanKosova